Murtaja godet Shqipërinë – AUV paralajmëron fermerët në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lëshuar një thirrje për të gjithë fermerët mbajtës të deleve dhe dhive në Kosovë, veçanërisht ata që ndodhen në zonat kufitare me Shqipërinë.

Kjo thirrje vjen pas shpërthimit të sëmundjes ngjitëse PPR (Murtaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të territorit shqiptar. Bëhet fjalë për një sëmundje shumë ngjitëse, e cila prek bagëtinë e imët dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në fermat bujqësore.

AUV kërkon nga fermerët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të monitorojnë gjendjen e kafshëve dhe të raportojnë menjëherë çdo dyshim te veterinarët lokalë.

Postimi i plotë:

Për fermerët mbajtës të deleve dhe dhive

Duke marrë parasysh shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë, kërkojmë që:

  • Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;
  • Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;
  • Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);
  • Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.

Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit