Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shpallur lojtari më i vlerësuar në fitoren e Mallorca ndaj Rayo Vallecano me rezultat 3-0.
Ylli kosovar realizoi dy gola brenda katër minutash, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas. Me këto gola, ai theu edhe rekordin e legjendës Samuel Eto’o, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga.
Muriqi tashmë ka arritur në kuotën e 21 golave në LaLiga dhe është në garë të drejtpërdrejtë për çmimin “Pichichi” me Kylian Mbappé të Real Madrid, i cili ka 23 gola.
Pas ndeshjes, tifozët e Mallorcas nuk i ndalën duartrokitjet dhe këngët për sulmuesin kosovar.
“Muriqi ‘Topi i Artë’, Muriqi ‘Topi i Artë’” ishin thirrjet që pushtuan stadiumin, duke treguar dashurinë dhe vlerësimin për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.
Mallorca, me këtë fitore, ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë, ndërsa ka realizuar 39 gola këtë sezon, ku më shumë se gjysma mbajnë firmën e Muriqit.









