Sulmuesi i Mallorcas dhe i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mbetet ndër pesë golashënuesit kryesorë që luftojnë për Këpucën e Artë të futbollit evropian, pavarësisht se Harry Kane i Bayernit, Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Erling Haaland i Manchester Cityt kanë më shumë gola.
Muriqi shënoi të shtunën golin vendimtar në fitoren 2:1 të Mallorcas kundër Real Madridit. Ai dhe Igor Thiago i Brentfordit kanë nga 19 gola, përkatësisht nga 38 pikë në renditje.
Në krahasim, Kane me 31 gola ka 62 pikë, Mbappe me 23 gola ka 46 pikë, ndërsa Haaland me 22 gola ka 44 pikë. Në top-liga, koeficienti për çdo gol të shënuar është 2, ndërsa ligat e tjera kanë koeficient më të ulët.









