Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se votimi i fshehtë është i ligjshëm dhe deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në të.
Pas dështimit të seancës së fundit, Murati theksoi se kryesuesi Avni Dehari vazhdoi procesin e votimit të fshehtë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa deputetët e opozitës që nuk morën pjesë janë shkelës të aktgjykimit.
“Kryesuesi i seancës Dehari e vazhdoi aty ku kishte mbetur procesin e votimit të komisionit për votim të fshehtë, diçka që u vlerësua nga kushtetuta në përputhje me Kushtetutën në paragrafin 141 dhe 180. Ata që shkelën Kushtetutën ishin vetë deputetët e opozitës që nuk morën pjesë në votim,” tha Murati.
Ai shtoi me ironi se juristët e partive opozitare “mund të jenë të mirë në jetë private”, por “nuk e njohin funksionimin e Kuvendit”.










