spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Murati: Veç VV-ja është deklaru që të mos e lë Listën Serbe të ketë nënkryetar kuvendi

Çështja e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit ka nxitur reagime politike, pasi dy prej tyre, sipas Kushtetutës, duhet të jenë nga komunitetet joshumicë – një ndër ta nga komuniteti serb. Por përfaqësimi i serbëve në këtë pozitë, konkretisht përmes Listës Serbe, është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se vetëm Vetëvendosje është deklaruar qartë që ky post të mos i takojë Listës Serbe.

“Deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe,” ka shkruar ai.

Murati thekson se kanë ftuar edhe partitë tjera opozitare që t’u bashkohen në këtë qëndrim, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Ne i kemi ftuar edhe partitë tjera PDK/LDK/AAK që të na bashkohen në këtë nismë… Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje,” ka shkruar ai.

Sipas Muratit, kjo heshtje tregon shumë për pozicionimin e partive ndaj Listës Serbe.

“Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK,” ka përfunduar Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit