Murati: Thirrje për subjektet politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka përfunduar me sukses përgatitjen e Planit të Rritjes dhe ka qenë ndër të parat që e ka dorëzuar atë, por procesi nuk po mund të vazhdojë për shkak të mungesës së Kuvendit funksional.

Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës institucionale dhe të mos vendosin kushte irracionale që pengojnë ecjen përpara të vendit.

“Sa i përket Planit të Rritjes, ne si qeveri kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Kemi qenë të parët që kemi dorëzuar planin e rritjes. Situata është e tillë që nuk kemi Kuvend. Ne si qeveri, kurdo që Kuvendi është i gatshëm, do të shkojmë tutje. Edhe një herë, kjo është thirrje për subjektet politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës, që ta zvarrisin procesin, të mos qesin kushte irracionale dhe t’i lënë inatet anash,” tha Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit