spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Murati reagon sërish, ka një interpretim ligjor kësaj radhe për t’ia dhënë Gjykatës Supreme pasi e cilësoi vetëm “deputet”

Deputeti i betuar, Hekuran Murati, njëherësh edhe ministër në detyrë i Financave, ka shpërndarë postimin e Qeverisë në të cilin thuhet se vendimi i Gjykatës Supreme për rrëzimin e një udhëzimi administrativ dhe kontestimin e legjitimitetit të qeverisë në dorëheqje është i motivuar politikisht. Murati ka dhënë një interpretim ligjor.

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ai ka pretenduar se në asnjë paragraf të Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë nuk thuhet që ekzekutivi nuk mund të nxjerrë akte nënligjore, sikurse thuhet në vendimin e Supremes.

“Në asnjë paragraf të Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, nuk thuhet që Qeveria apo Ministrat në detyrë s’mund të nxjerrin akte nënligjore, siç ka pretenduar paneli i Gjykatës Supreme. Nxjerrja e akteve nënligjore madje është obligim që buron nga vetë ligji i ATK-së“, thuhet në shkrimin e Muratit.

Qeveria në një reagim zyrtar e ka quajtur vendimin e Supremes si “të motivuar politikisht” dhe “të njëanshëm”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të rendit kushtetues dhe ligjor, si dhe ndaj funksionimit të pandërprerë të institucioneve të shtetit. Vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të respektojnë frymën e ligjit dhe të jenë të mbështetura në standarde të qarta juridike, e jo në interpretime të njëanshme apo të motivuara politikisht“, thuhet ndër të tjera në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit