Murati për Specialen: Është gjykatë e padrejtë, besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ka thënë sot se partia e tij ka qenë konsistente sa i përket Gjykatës Speciale.

Murati përmendi kundërshtimin e partisë së tij për Specialen, që nga votimi i saj në Kuvendin e Kosovës, pasi sic tha është gjykatë monoetnike, ndërsa shtoi se shpreson dhe beson që verdikti i kësaj gjykate të jetë për pafajësinë e liderëve të UÇK-së dhe ata të kthehen në Kosovë.

“Po besoj që LVV ka qenë konsistetnet gjatë gjithë kohës sa i përket Gjykatës Speciale ne kemi kundërshtuar vazhdimisht kundër një gjykate mono etnike, kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë, kjo është dëshmuar edhe gjatë votimit të asaj kohe e kemi refuzuar.. Sot po e shohim që problemi që po sjellin, dhe nuk qëndron ajo që u premtua atëherë se do të bëhet vetëm një gjykim apo do të pastrohet imazhi i UCK. Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë se gjykata do të nxjerr verdiktin e pafajësisë për ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu, pastaj janë çështje të tjera ato që kanë ndodhur gjatë proceseve të qeverisjeve”

“Është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, tha Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit