Ministri i Financave, Hekuran Murati, në foltoren e Kuvendit ka përmendur çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Murati tha se opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet.
“Prandaj, edhe njëherë ju lus që ta mbështesni këtë pako, që ta mbyllim edhe çështjen e zgjedhjeve, gjë për të cilën qëndrimi ynë ishte që të shkojmë drejt zgjedhjeve. Në fakt, pikërisht sot, çdo zgjedhje mund të parandalohet nga të gjithë deputetët. Pra, sot, më gjerësisht, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë një ofertë sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit, që ju si opozitë të jeni me tre emra në këto takime dhe kjo çështje të zgjidhet sot. Pra, nuk ka nevojë as të diskutohet çështja e zgjedhjeve”, tha ai.









