spot_img
spot_img
Friday, March 6, 2026
spot_img
spot_img

Murati ia kthen Tahirit: Ne i rritëm me 20% pensionet për kategoritë e luftës, gjatë qeverisjes së PDK’së 0 euro

Ministri në detyrë i Financave, njëherit deputet i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK’së, Abelard Tahiri, i cili tha se i ka përjashtuar nga paga minimale veteranët e UÇK’së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK’së.

Murati ka thënë se gjatë kohës së tij si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%, ndërsa gjatë qeverisjes së PDK’së 0 euro.

“Herën e parafundit kur PDK ka qeverisur me vendin, në koalicion me LDK gjatë 2014-2017, e kishte fshirë nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale. Kjo kërkesë kishte ardhur nga FMN-ja, pasi listat e veteranëve kishin filluar të mbusheshin edhe me ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe kjo rrezikonte eskalim të kostos deri aty sa mund ta rrezikonte stabilitetin financiar”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka thënë se pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës asnjëherë s’kanë qenë të lidhura me pagën minimale dhe se “kjo e dëshmon se sa pak din Abelard Tahiri për këtë temë”.

“Gjithashtu, gjatë kohës time si ministër është 4-fishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë të përmbushim kriterin e NATO-s prej 2% të BPV-së.  Këto janë faktet”, ka shkruar tutje Murati.

Tahir bëri një postim tjetër sot, ku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka propozuar kandidatë për Kryeparlamentar që mbajnë “rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Kandidati i fundit që u propozua për këtë pozitë ishte pikërisht Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit