Sot u zyrtarizua emri i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku.
Lajmi u mirëprit nga figura të njohura të partisë, përfshirë Hekuran Muratin që reagoi menjëherë me postimin “Hajra për Prishtinën”.
Por deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, nuk ka reaguar fare. Ai nuk ka bërë asnjë postim prej katër ditësh.

Vetëm disa javë më parë, Bajqinovci kishte lënë të hapur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. Në një intervistë kishte theksuar se ishte ndër më të votuarit e partisë në kryeqytet, me mbi 10 mijë vota, dhe se kishte shprehur gatishmëri të plotë për të marrë drejtimin e komunës, nëse partia do ta mbështeste.
“Jam i gatshëm dhe kam interes. Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendosin për mua, me kënaqësi e pranoj,” kishte deklaruar ai.
Po sot, kur u vendos zyrtarisht kandidatura asnjë reagim nga ai. Heshtja e tij publike bie edhe më shumë në sy për faktin se zakonisht është aktiv në rrjete sociale.









