Motra e Mateos ka reaguar pas deklaratës së familjarëve të Brikenës, të cilët thanë se Mateo cenoi privatësinë duke treguar detaje gjatë spektaklit të së martës.
E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se Mateo i kishte folur për Brikenën, por nuk e ka cilësuar si lidhje. Sa i përket deklarimeve, ajo tha se historia u përket të dyve, dhe kanë të drejtë të dy nëse e flasin apo jo.
“Nuk më ka dhënë detaje, por ma cilësoi që kam pasur diçka me këtë vajzën. Nuk dua të diskutohet historia tha, por edhe mund të dalin. Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre, por për aq kohë është histori që i përket të dyve, u përket të dyve ta flasin apo të mos e flasin. Mateo ‘primen’ e kaluar është ndjerë i ‘detyruar; të jepte disa detaje më shumë se po cilësohej si mashtrues. Janë të dy të rritur, nuk janë të vegjël dhe e kanë situatën vetë në dorë”-shtoi ajo.
Sa i përket Brikenës, motra e Mateos tha vëllait të saj mund t’i jetë zgjuar një pëlqim, por jo ndjenjë.
“Mua Brikena më duket sikur do ta shmangë, por edhe nuk e shmang. Mund të jetë zgjuar një pëlqim i vjetër, por nuk e them dot të jetë zgjuar një ndjenjë. Të dy ngacmohen herë pas herë me buzëqeshje dhe ngacmime, por këtë e ka në dorë Brikena. Mu duk i padrejtë fakti që e çoi në nomimin. Ai ishte një nominim në zarf të zi, Mateos nuk i takonte të ishte pjesë e atij nominimi, pavarësisht se e dija që nuk do dilte. Ka bërë gjënë më të mirë që zinxhirin e filloi me Brikenën sepse tregoi veten e mirë”-u shpreh motra e konkurrentit.










