spot_img
spot_img
Friday, March 6, 2026
spot_img
spot_img

“Mund të na vrasin”/ Sulmet e Iranit trembin liderët arabë, shmangin takimet dhe mbledhjet i zhvillojnë online

Arabia Saudite ka rritur masat e sigurisë për udhëheqësit e saj, mes shqetësimeve se Irani ose rebelët Houthi në Jemen mund të tentojnë sulme ndaj zyrtarëve të lartë të mbretërisë.

Sipas një burimi të cituar nga The Jerusalem Post, një nga masat parandaluese që ka ndërmarrë Rijadi që nga fillimi i luftës mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvillimi i takimeve të ministrave dhe zyrtarëve të lartë kryesisht përmes videokonferencave.

Burimi theksoi se në periudha normale udhëheqja saudite nuk përdor zakonisht takime virtuale për çështje të nivelit të lartë, çka tregon nivelin e shqetësimit për sigurinë.

Ndërkohë, media izraelite KAN News raportoi se Arabia Saudite ka forcuar sigurinë për figurat kryesore të shtetit, përfshirë Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe Mbretin Salman, nga frika e një sulmi të mundshëm nga Teherani ose nga rebelët Houthi.

Që nga fillimi i konfliktit, Irani ka lëshuar dhjetëra raketa dhe dronë drejt Arabisë Saudite, duke goditur disa objektiva strategjikë. Mes objektivave të raportuara janë instalimet e naftës Aramco, infrastruktura civile dhe objekte të tjera në Riad.

Këto sulme konsiderohen nga autoritetet saudite si një “vijë e kuqe” në marrëdhëniet me Iranin dhe kanë shtyrë mbretërinë të diskutojë mundësinë e një reagimi ushtarak kundër Teheranit.

Sipas Bernard Haykel, profesor i studimeve të Lindjes së Afërt në Universitetin Princeton, llogaritjet strategjike të Arabisë Saudite kanë ndryshuar ndjeshëm pasi infrastruktura civile e vendit u bë objektiv i sulmeve.

“Rijadi kishte paralajmëruar më parë Teheranin se nëse Arabia Saudite do të qëndronte neutrale në një konflikt mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, infrastruktura e saj duhet të mbetej jashtë objektivave,” tha ai.

Megjithatë, sipas ekspertit, zyrtarët iranianë u kishin bërë të qartë sauditëve se nëse Irani do të përballej me një kërcënim ekzistencial nga SHBA dhe Izraeli, atëherë do të godiste edhe Arabinë Saudite.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit