spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Mund të furnizojmë Iranin me koka bërthamore”, Trump i përgjigjet Medvedevit: Kemi armët më vdekjeprurëse në botë!

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kthyer përgjigje ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev i cili deklaroi dje se disa vende ishin të gatshme t’i jepnin Iranit koka bërthamore.

Me anë të një një positmi në rrjetin social “TruthSocial”, deklaroi se nuk mund ta besonte atë që kishte dëgjuar, teksa shtoi se fakti që Medvedev kishte thënë një gjë të tillë, tregon arsyen përse Putin është shefi.

Më tej ai lëshoi edhe një kërcënim ndaj Rusisë, teksa tha se shumica mendojnë se sulmi ndaj Iranit ishte i shkëlqyer, por nuk e dinë se ajo është një teknologji 20-vjeçare dhe se tani duhet të imagjinoni se ku ka arritur ushtria amerikane. Ai theksoi se armët bërthamore të saj janë më të fuqishmet në botë.

“A e dëgjova ish-Presidentin Medvedev nga Rusia, duke përdorur fjalën “B” (Bërthamore!) dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit me koka bërthamore? A e tha vërtet këtë, apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime? Nëse e tha këtë, dhe nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni menjëherë. Fjala “B” nuk duhet trajtuar kaq rastësisht. Mendoj se kjo është arsyeja pse Putini është “SHEFI”. Nga rruga, nëse dikush mendon se “pajisjet” tona ishin të shkëlqyera gjatë fundjavës, pajisjet më të forta dhe më të mira që kemi, 20 vjet të përparuara mbi grupin, janë nëndetëset tona bërthamore. Ato janë armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë, dhe sapo lëshuam 30 Tomahawk – të 30 goditën shenjën e tyre në mënyrë perfekte. Pra, përveç pilotëve tanë të shkëlqyer luftarakë, faleminderit Kapitenit dhe Ekuipazhit”, shkroi Trump.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit