Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u ka dërguar mesazh delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që votuan për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut të enjten.
Ai, në një postim në profilin e tij në Facebook, iu tha ‘mirëmëngjes’ të gjithë 152 delegatëve.
Delegatët të cilët votuan në një linjë me të, kundër Abdixhikut, kryetari i Pejës i cilësoi “qëndrestarë”.
“Mirmengjes 152 zemrave qendrestare! LDK”, shkroi Muhaxheri.








