spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Muhaxheri kritikon heshtjen e Kurtit për Bordin e Paqes: Shkurtpamësi, problem shumë i madh politik

Artan Muhaxhiri, analist, ka kriitkuar Albin Kurtin, kryeministër në detyrë të Kosovës, për heshtjen ndaj nënshkrimit e presidentes Vjosa Osmani për anëtarësim të Kosovës në Bordin e Paqes.

Sipas Muhaxhirit, ky anëtarësim është një moment shumë i rëndësishëm.

“Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes është një moment shumë i rëndësishëm, prandaj edhe do të duhej që të përkrahej nga të gjithë, mirëpo heshtja e Qeverisë, është tashmë tipike, sepse çdo herë kur nuk i konvenon diçka atëherë e injorojnë për disa ditë dhe më vonë e thonë një fjalë kurtuazi”, ka thënë Muhaxhiri.

“Esenca është që në vend të presidentes Osmani aty do të duhej të ishte zoti Kurti sepse janë njerëz që kanë, politikanë që kanë pushtetin më të madh përbrenda vendeve të tyre, mirëpo ky është një çmim, kjo është një pasojë që duhet ta vuajë zotëri Kurti për shkak të dëmtimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – shtoi ai.

Tutje, Muhaxheri e ka quajtur këtë heshtje si “shkurtpamësi”.

“Në momentin kur ti e kundërshton një ide të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë nuk është e drejtë që të presësh edhe përkrahje, por faktikisht mungesa e një reagimi qeveritar është një problem shumë i madh politik, por edhe tregon një lloj shkurtpamësie në raport me projektet e mëdha të Kosovës”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit