“Mua nuk po më ndalet, mos banon këtu afër nesh zonja Dejona”, Krasniqi ironizon me deklaratën e Mihalit

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar ankesat për reduktimet e ashpra me energji elektrike.

Ai ka treguar se në lagjen e tij nuk po ndalet energjia elektrike sikurse në vendet tjera.

Duke ironizuar me këtë çështje, ai ka thënë se nuk e di nëse e ka “kojshike” Dejona Mihalin.

“Kane vërshuar ankesa për reduktime të rënda të rrymës nëpër Kosovë. Ne ende nuk na kanë ngucë. Po me shkon mendja mos banon këtu ngat nesh zonja Dejona”, ka shkruar Krasniqi.

Dejona Mihali në disa komunikime me Nagip Krasniqin, zbulonte se ajo vendoste se kur nuk duhet të ketë reduktime.

Sot dhe nesër jetike mos të ketë reduktime”, i drejtohet Mihali ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi në komunikimet mes tyre.

Madje përveç kësaj, ajo ia shton edhe një “fare” në fjali, duke ia bërë të ditur Krasniqit, se për ato ditë të caktuara nuk duhet të ketë fare reduktime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit