Disa qytetarë kanë dërguar video lidhur me një ngjarje që, sipas tyre, ka ndodhur në Gjilan.
Ata kanë deklaruar se mbrëmë, në orët e vona, dy policë, që sipas tyre i përkasin njësitit antidrogë, kanë dhunuar një qytetar, madje edhe gjatë shoqërimit deri në stacionin policor.
Në video shihen dy policë duke e goditur dhe duke e ofenduar qytetarin, i cili në ato momente i kishte duart e lidhura dhe ishte i shtrirë në tokë.
Ndërkaq qytetari dëgjohet duke i thënë: Pash Allahun, kam probleme me sy…
Insajderi ka siguruar edhe emrat e pjesëtarëve të policisë të përfshirë në rast dhe ka kontaktuar IPK-në lidhur me këtë ngjarje.






