spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Mrekulli në spitalin e foshnjave: 14 infermiere shtatzëna njëkohësisht në SHBA

Një ngjarje e rrallë dhe e jashtëzakonshme ka ndodhur në qendrën e grave dhe foshnjave të spitalit HSHS St. Vincent në Green Bay, Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, ku 14 infermiere janë shtatzënë në të njëjtën kohë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, duke shpërndarë edhe fotografi të infermiereve të buzëqeshura, të cilat pozonin krenare duke përqafuar barkun e rrumbullakosur.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë,” deklaroi Amy Bardon, drejtoreshë e qendrës, duke shtuar se ky rast ka sjellë shumë emocione dhe entuziazëm mes stafit.

Ngjarja ka zgjuar reagime të shumta pozitive dhe është bërë virale në rrjetet sociale, duke u cilësuar si “mrekulli kolektive” në një vend ku lindja është pjesë e përditshmërisë profesionale të këtyre grave të përkushtuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit