MPJ në kohën e Gërvallës, bleu rreth 15 mijë euro libra të Shkëlzen Gashit, që u kritikua për shtrembërim të së vërtetës

Gjatë kohës sa Donika Gërvalla ishte ministre e Punëve të Jashtme, nga ky institucion janë blerë 500 egzemplarë të librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me qëllim të shpërndarjes përmes misioneve diplomatike të Kosovës. Përmbajtja e librit ishte e njëjtë me atë të ekspozitës së vendosur në sheshin e kryeqytetit, leja e të cilës u pezullua nga Komuna e Prishtinës për shkak të deformimit të realitetit.


Sipas përshkrimit të kontratës, nga shpërndarja e këtyre librave synohej të arriheshin efekte të “ngritjes së vetëdijes ndërkombëtare”.

Gjithashtu, përmes këtij libri synohej t’i jepej një pasqyrë zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovë, derisa në përshkrim thuhej:“Shumë vende ende nuk e kanë një kuptim të plotë apo të saktë të asaj çfarë ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Një libër që paraqet fakte të verifikuara ndihmon në ndriçimin e opinionit ndërkombëtar dhe forcon kauzën e drejtësisë.”


Ky projekt i ministrisë kishte kushtuar 14 mijë e  999 euro, raporton Betimi për Drejtësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit