Mozzik me veshje më ndryshe në protestën në Tiranë

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte i pranishëm sot në protestën madhështore në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë për akuza të pretenduara për krime lufte.

Në mesin e mijëra qytetarëve, politikanëve dhe figurave publike, Mozzik u dallua për paraqitjen e tij simbolike dhe përkushtimin ndaj kauzës kombëtare.

Ai ishte i veshur me një sako të zezë, ku ishte stampuar thënia e njohur e Kadri Veselit: “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit tim”.

Përveç kësaj, mbi xhupin e tij ai kishte të vendosur emblemën me shqiponjën dykrenare dhe tekstin “UÇK”, duke shprehur qartë solidarizimin me ish-krerët e luftës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit