Mozzik me reagim publik pas dramës me orët luksoze – publikon video nën prezencën e avokatit Koci

Reperi Mozzik ka bërë një reagim në rrjetet sociale mes dramës së vazhdueshme, të ditëve të fundit.

Të mërkurën Dogana e Kosovës njoftoi se i ka sekuestruar dy orët luksoze reperit që kalojnë vlerën e mbi 1.3 milion euro.

Kjo pasi reperi nuk i deklaroi ato me të hyrë në territorin e Kosovës, gjegjësisht në Aeroportin e Prishtinës.

Tani, Mozzik ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar, në prezencën e avokatit të tij Arianit Koci.

Videoja u xhirua brenda një veture derisa Mozzik erdhi me një mesazh.

“Përshëndetje të gjithëve nga Prishtina e bukur, ju urojmë ditë të mbarë”, tha Mozzik pa shtuar tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit