spot_img
spot_img
Monday, March 2, 2026
spot_img
spot_img

Motra e Gimbos zbulon se çfarë thotë Gjesti për të dhe nëse e përkrah lidhjen me Selin

Motra e Dj Gimbos, Finesa, ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Fan Club”, ku ka komentuar rrugëtimin e të vëllait deri më tani brenda shtëpisë së Big Brother.

Por jo vetëm pasi është pyetur edhe për Gjestin, meqë është mik i ngushtë i Gimbos.

Ajo u shpreh se ka komunikim të vazhdueshëm me të, madje tha se herë pas here merr mamanë e tyre në telefon për t’a pyetur si është dhe a ka nevojë për ndonjë gjë.

Sipas saj, Gjesti thotë se Gëzimi ende nuk po tregon gjithë energjinë dhe pulsin që ka.

Pjesë nga intervista:

Keni folur me Gjestin? Çfarë mendimi ka ai për lojën e Gimbos deri në këtë pikë, si një ish-fitues.

Po, patjetër. Kontakt me Gjestin kemi pothuajse vazhdimisht. Gjesti që nga fillimi ka mbështetur Gëzimin në këtë rrugëtim që ka marrë.

Ka qenë pro që në momentin e parë?

Po, patjetër që duhej të ishte pro, se jashtë kanë datat bashkë. Është dashur që të kordinoheshin. Ai e përkrah vazhdimisht. Për ne është përkrahje edhe kur merr mamin në telefon dhe e pyet ‘si je, a je mirë, a ke nevojë për diçka?’.

Çfarë thotë Gjesti për Gimbon?

Po i mungon pak energji, po i mungon pak puls, nuk është Gëzimi që jemi mësuar me pa vazhdimisht me e pa edhe në shtëpi. Nuk kanë të gjithë pulsin e Gjestit. Besom se kur janë bashkë janë pothuajse të njëjtë.

Pak kohë më parë ishin disa postime të Gjestit, që dukej sikur ironizonin pak Selin, çfarë mendon ai për të? A është ai dakord për këtë raport?

Nuk e di, nuk është se kemi biseduar konkretisht raportin e Selin me Gëzimin. E di që Gjesti tenton që Gëzimi të ketë pak lojë, se ai është real. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit