Panik për pasagjerët e një fluturimi në Nigeri mbetën pasi panë nga dritarja një nga motorët e avionit të shkatërruar pas një shpwrthimi.
Videoja e kapur nga pasagjerët në bordin e një fluturimi të Arik Air tregon motorin e majtë të shkatërruar ndërsa aeroplani po fluturonte nga Lagosi në Port Harcourt.
Për shkak të këtij zhvillimi, piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në Benin, ndërsa u raportua se nuk kishte të lënduar midis 80 pasagjerëve që ndodheshin në bord.
Pasagjerët në aeroplan përshkruan se dëgjuan një zhurmë të fortë nga ana e majtë e aeroplanit gjatë uljes, me Bordin Nigerian të Hetimit të Sigurisë Ajrore që njoftoi se ka nisur një hetim për atë që ndodhi në fluturim.










