spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Moti për sot: Vranësira, paralajmërohet breshër e shkarkesa rrufesh

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet pritet të fillojnë në orët e mëngjesit nga pjesa perëndimore e vendit, e më pas të shtrihen gjatë ditës lokalisht edhe në zona të tjera, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit