E marta do të jetë me diell dhe pjesërisht e vranët, ndërsa në disa pjesë të vendit priten edhe riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.








