Mot i paparashikueshëm javën që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit, dy ditët e para të javës pritet të jenë me mot stabil, ndërsa nga e mërkura parashikohen reshje shiu dhe ndryshime të motit

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 22 deri në 33 gradë Celsius.

Moti për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

  • Temperaturat minimale: 10 – 15°C.
  • Temperaturat maksimale: 25 – 30°C.
  • Era: Kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

E martë
Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.

  • Temperaturat minimale: 8 – 12°C.
  • Temperaturat maksimale: 27 – 33°C.
  • Era: Nga veriperëndimi, 1 – 3 m/s.

E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

  • Temperaturat minimale: 8 – 13°C.
  • Temperaturat maksimale: 22 – 27°C.
  • Era: Kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë kryesisht parashihen të sjellin riga lokale shiu.

  • Temperaturat minimale: 9 – 15°C.
  • Temperaturat maksimale: 23 – 27°C.
  • Era: Nga verilindja, 1 – 5 m/s.

E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara rreth relievit malor.

  • Temperaturat minimale: 10 – 13°C.
  • Temperaturat maksimale: 24 – 28°C.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit