spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

“Mospërfillës”: Kur Xhemail Mustafa i mbronte Rugovën e Demaçin nga “akuzat e padrejta” të Ismail Kadaresë

Xhemail Mustafa, ish-themelues i LDK-së dhe njëri prej penave më të dalluara të shqiptarëve të Kosovës, është ndër të rrallët që shkroi kujtimet e ditëve të tmerrit në Prishtinën e vitit 1999, kur shqiptarët i nënshtroheshin spastrimit etnik. Në librin me titull “Një lutje për Prishtinën”, Mustafa shfaqet si një intelektual humanist, duke bashkëndjerë me fatin e shqiptarëve, të cilin fat po e ndante edhe vetë në Prishtinë.

Në një pjesë të konsiderueshme të librit, Mustafa shkruan edhe për politikën kosovare dhe ndërkombëtare, si dhe për luftën e UÇK-së, për të cilën ka vlerësimin më të lartë moral.

Në libër, Mustafa, që u vra pas luftës në rrethana ende të pandriçuara, komenton një intervistë të Ismail Kadaresë, shkrimtar i njohur nga Shqipëria. Mustafa del në mbrojtje të dy prej figurave politike më të mëdha të kombit shqiptar: Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.

Kritikat e Kadaresë ndaj Rugovës dhe Demaçit i cilëson si të padrejta dhe të rënda.

“Kjo ishte çështja e parë që më sillej në kokë gjatë gjithë natës. Çështja tjetër ishte një deklaratë e Ismail Kadaresë. Ai i bënte një kritikë të rëndë Ibrahim Rugovës në një bisedë në programin satelitor të Televizionit Shqiptar. Ndaj Adem Demaçit u tregua tepër i padrejtë. Nuk është kontestuese se Rugova do të paguajë politikisht para përkrahësve të tij të shumtë gabimet, lëshimet e naivitetet e tij politike. Njësoj si në jetë, edhe në politikë secili veprim e ka çmimin e vet. Por, si nuk shfaqi Kadareja, të paktën, një mirëkuptim të rastit për njeriun që në ato momente ishte peng i një krimineli me gjithë familje. Në vend se të lutet e të angazhohet për fatin e tij e të familjes, Kadareja i bënte një akuzë të rëndë Rugovës dhe ia paragjykonte fatin politik, duke ia shkurtuar mundësinë të jetë lider i popullit. Thuajse kjo ishte më e rëndësishmja në ato momente dhe sikur të qenit lider i një populli është çështje e vullnetit të dikujt dhe jo vullnet i popullit dhe i votës së tij” – shkruante Mustafa.

Madje, akuzat e Kadaresë ndaj Demaçit i quante “mospërfillëse”.

“Po kaq mospërfillës u tregua ndaj Adem Demaçit. Gjithë veprimtarinë e tij patriotike dhe tri dekadat e tij nëpër burgjet e Serbisë i reduktoi në një angazhim ideologjik. Këtë e bëri Ismail Kadareja. Pa asnjë argument. Ai që i kishte bërë aq shumë shërbime Enver Hoxhës, që kishte qenë edhe një funksionar i lartë i Frontit Popullor të gruas së tij, akuzon rëndë Demaçin, duke mohuar gjithë ato flijime që kishte bërë për Kosovën dhe për shqiptarët” – shkruante tutje Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit