Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada amerikane me thirrje: Të gjendet zgjidhja e përshtatshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë lidhur me rastin e refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për rastin e rezervave shtetërore kanë thënë se palët duhet të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan e integritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ambasada amerikane ka kërkuar nga palët e përfshira në këtë rast që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës.

“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe kërkojmë nga palët që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.

Ftesa nga Prokuroria fillimisht i kishte shkuar Kurtit në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo nga Qeveria ishte interpretuar edhe si ndërhyrje në zgjedhje, meqë Kosova me 9 shkurt do të mbante zgjedhjet e përgjithshme.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, kishte shkruar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit