Volodymyr Zelensky ka bërë reagimin e tij të parë ndaj sulmit të Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore ruse, duke e vlerësuar si një “rezultat absolutisht të shkëlqyer”.
“Një vit, gjashtë muaj dhe nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efektiv”, shkroi ai në një postim në faqen e mediave sociale X, duke e etiketuar atë si “operacioni ynë më afatgjatë”, shkruajnë mediat e huaja.
Presidenti ukrainas tha se ata që ishin të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus në kohë, pavarësisht se ministria e jashtme e Rusisë më parë pretendoi se “disa pjesëmarrës” ishin ndaluar.








