spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Moskëndimi i himnit të Maqedonisë nga lojtarët shqiptarë, kështu reagon Darko Pançev

Moskëndimi i himnit të Maqedonisë nga futbollistët shqiptarë, reagojnë Darko Pançev dhe Goran Popov.

Në podkastin e fundit sportiv “Pressing” në mediumin maqedonas “Ekipa, ish futbollisti i Maqedonisë, Darko Pançev, së bashku me të ftuarin e tij Goran Popov, mes tjerash kanë prekur edhe temën e moskëndimit të himnit nga të gjithë reprezentuesit, e sidomos nga lojtarët shqiptarë.

Më shpesh i përmendur në të kaluarën, ishte kapiteni Enis Bardhi, i cili në disa ndeshje e ka shpëtuar Maqedoninë në fushë, duke sjellë fitore.

Kapiteni ka qenë gjithmonë individi më i mirë në fushë gjatë dy viteve të fundit, duke dhënë gjithçka me fanellën e Maqedonisë.

“Absolutisht nuk duhet të shqetësohemi se kush e këndon himnin dhe kush jo.

Ky nuk është një faktor i rëndësishëm në sport.

Dëgjo, unë kam qëndruar tridhjetë herë para himnit ish jugosllav, por rrallë e kam kënduar.

Po tani çfarë?

Dikush duhet të më kishte shkruar atëherë, në atë kohë, hej, këtij djali nuk i pëlqen ekipi i tij kombëtar, nuk e këndon himnin.

Çfarë lloj budallallëku është ky? Duhet të shohësh në fushë se kush jep kaq shumë për atë fanellë dhe kush e do fanellën kombëtare…

A jep gjithçka në fushë?

Kjo është e rëndësishme”, thotë “Këpuca e Artë” maqedonase Darko Pançev.

Ish-lojtari i i Maqedonisë dhe një nga emrat më të mëdhenj të futbollit në kohët e fundit, Goran Popov, ka të njëjtin mendim…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit