“Mos u vono se sakat të bëj, t’i q* krejt …” – bisedat si Ardit Fazliu e kërcënoi kondukterin që më pas e rrahu

Një incident fizik ka ndodhur dje në dalje të autostradës në Suharekë, ku është sulmuar një kondukter i kompanisë “Auloni Tours”.

Insajderi ka raportuar se pronari i kompanisë “Arditi Tours” dyshohet se ka sulmuar fizikisht kondukterin e kompanisë “Auloni Tours, e cila është në pronësi të vëllait të tij.

Burimet bëjnë të ditur se konflikti kishte nisur pas një vonese të kondukterit. Fillimisht, dyshohet se ai ishte kërcënuar verbalisht nga Fazliu dhe më pas kishte kërkuar ndihmën e Policisë.

Në bisedat e siguruara nga Insajderi, Fazliu kërcënon punëtorin se nëse do të ketë vonesa do ta pësoj keq.

“Kallxoj kush o shofer, mos u vano se vi t’i q* krejt robt, sakat të baj për ton jetën“, i shkruan Ardit Fazliu kondukterit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, kondukteri është sulmuar fizikisht dhe për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më 12.05.2026, rreth orës 10:10, te dalja e autostradës në Suharekë, është sulmuar një person, kondukter në një autobus. Sipas informacioneve fillestare, viktima është sulmuar nga pronari i një kompanie tjetër të transportit nga Ferizaj. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe se procedurat hetimore janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit