“Mos u afroni, se do t’iu vras”/ Hamza Uka u vetëplagos për të akuzuar blutë, çfarë iu gjet brenda shtëpisë

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me situatën e tensionuar në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u mbyllën për disa orë në një banesë dhe refuzuan t’i përgjigjeshin urdhrave të policisë për t’u dorëzuar. Vetëm pas negociatave të gjata me një prej familjarëve të tyre, ata pranuan të dilnin.

Sipas informacioneve të siguruara për mediat, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan tre armë zjarri si dhe sasi municioni luftarak.

Dy personat që u ngujuan Hamza Uka ashtu edhe Julian Çumraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë, ndërsa njëri prej tyre ka një plagë sipërfaqësore në kofshë.

Hamza Uka dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se kanë qëlluar me armë.

Hetimet paraprake tregojnë se policia kishte nisur prej mëngjesit të djeshëm një aksion për kontrollin e ambienteve të dyshuara për kultivim të kanabisit.

Në momentin që patrulla iu afrua shtëpisë, dy të rinjtë e armatosur thuhet se kanë bërë një paralajmërim kërcënues duke thënë se do të hapnin zjarr nëse policët vazhdonin të afroheshin: Mos u afroni se do iu vras!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit