“Mos ikni, kam parë një ëndërr të keqe”, si e parandjeu gjyshja aksidentin që u mori jetën dy motrave në Delvinë

Një aksident i rëndë rrugor që tronditi vendin mori jetën e motrave Elisa, 22 vjeçe dhe Rezina Dhimaku, 20 vjeçe, mbrëmjen e djeshme.

Vajzat ishin nisur për të pirë një kafe me shoqen e tyre Antonelën, pasi kishin marrë leje nga prindërit. Madje kishin dashur të merrnin edhe vëllain e tyre 10-vjeçar, por babai i këshilloi ta linte në shtëpi, pasi “ishte i lodhur”.

Ndërkohë, gjyshja e tyre kishte ndjerë një paralajmërim të keq dhe i kishte thënë vajzave të mos iknin, duke u shprehur se “ka parë një ëndërr të keqe”, por fatkeqësisht paralajmërimi i saj nuk u dëgjua.

Në aksidentin që ndodhi në rrugën Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”, automjeti me të cilin udhëtonin vajzat u përplas me një tjetër automjet, duke shkaktuar vdekjen e tyre dhe plagosjen e një vajze tjetër.

Rizal Dhimaku, i njohur në fshat si “Zotja”, bari që me mund e përkushtim i rriti fëmijët duke mbledhur sherebelë, është i thyer nga dhimbja dhe i mbytur në lot. Komuniteti i është në zi, ndërsa familjarët përballen me humbjen e rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit