Një 14-vjeçar në Has të Shqipërisë u shpallur në kërkim pas kërkesës së familjarëve të tij, pasi ishte larguar nga banesa me makinën e të atit.
Top Channel raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.
Policia shqiptare gjatë ditës ka njoftuar se ditën e djeshme 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar nga banesa.
Familja ka bërë menjëherë kallëzim ne Komisariatin e Policisë në Has, këta të fundit e kanë shpallur të miturin në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij.
Ai kishte arritur që të futej në territorin e Kosovës.
15-vjeçari për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës, ku u ndalua për të marrë derivate për veturën.










