Pas deklaratave të saj kritike për Labinot Rexhën, Olta Gixhari tregoi se kishte pranuar mesazhe nga njerëz që mbështesnin Labin, por që nuk e shqetësuan aspak.
Ajo u shpreh: “Edhe diçka tjetër, meqë jemi te kjo tema e Labit, u bëj thirrje publikun: mos më dërgoni mesazhe për Labin se nuk më intereson fare dhe vetëm sa më kerceni nervin më keq”.
Kur Alaudini e pyeti për çfarë bëhej fjalë, Olta shtoi: “Po dërgojnë mesazhe ‘pse i thua kështu?’ Mos kujtoni se trembem, mos më acaroni nervat”.

BBVK/YouTube
Më tej, Olta theksoi: “Nuk janë mesazhe fansash, po dua ta them që nuk më dridhet çerpiku dhe mos kujtoni se do të ndaloj së foluri”.
Deklaratat e saj tregojnë vendosmërinë e Oltës për të qëndruar e qetë dhe për të mbajtur qëndrimin e saj kritik pavarësisht reagimeve të jashtme.










