Deputetja e sapozgjedhur premton angazhim për drejtësi, barazi dhe transparencë.
Deputetja e sapozgjedhur, Edona Llalloshi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi të madhe morale dhe institucionale.
Në një deklaratë publike, Llalloshi theksoi se ky besim nuk është vetëm një nder personal, por mbi të gjitha një obligim ndaj qytetarëve dhe Republikës. Ajo u shpreh se çdo votë përfaqëson zërin, shpresën dhe kërkesën për përfaqësim të ndershëm, drejtësi, barazi dhe dinjitet.
“Angazhimi im si deputete do të udhëhiqet nga përkushtimi për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më prosperuese,” deklaroi Llalloshi.
Deputetja premtoi se do ta ushtrojë mandatin me integritet, përgjegjësi dhe transparencë, duke theksuar se pushteti buron nga qytetari dhe i shërben vetëm atij.
Në fund të mesazhit të saj, Llalloshi falënderoi sërish qytetarët për mbështetjen dhe besimin, duke u zotuar për punë të palodhur në interes të vendit dhe qytetarëve.










