spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Morena Taraku bëhet për spital, emocionon me gjestin

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shihet me një me një fashë në zonën e barkut.

Morena përmes kësaj fotografie tha se gjatë këtyre muajve ka kaluar ulje e ngritje dhe se babai i saj është përballur me problemet shëndetësore.

Ajo gjithashtu dha edhe një mesazh, duke thënë që të jetohet jeta pa stres dhe pa zemërim.

“Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve ulje e ngritje, me probleme shëndetësore të babait tim, stres dhe momente të gëzueshme. Por, kam vetëm një kërkesë: Ju lutem jetoni jetën tuaj pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur, dhe nuk duhet të marrim asnjë moment të vetëm si të mirëqenë. Kaloni jetën tuaj me njerëz që ju duan dhe me të cilët ju doni – kjo është e vërteta e lumturisë në jetë. Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë tuaj. Shumë dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar tutje Morena.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit