Montella: Kosova ka ardhur deri këtu me meritë

Vincenzo Montella është shfaqur para gazetarëve në Prishtinë, ku ka folur në prag të përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë. Përzgjedhësi i kombëtares turke e vlerësoi lart ekipin kosovar, duke theksuar se rruga e tyre deri në këtë fazë nuk është rastësi, por produkt i meritës dhe qartësisë në lojë.

“Kosova ka ardhur deri këtu me meritë. Nga ana taktike dallohet qartë struktura e tyre, kanë një lojë dhe ide shumë të qartë. Këtë mund ta shihni edhe gjatë ndeshjes. Do të dalim në një finale. Edhe ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe e dimë çfarë duam të bëjmë”, deklaroi ai.

Tekniku italian u ndal edhe te pesha që mbart kjo ndeshje për Turqinë, duke kujtuar mungesën e gjatë të kësaj kombëtare në skenën e Botërorit. Ai tha se skuadra e tij është e vetëdijshme për përgjegjësinë, por edhe e motivuar maksimalisht për ta ndryshuar këtë histori.

“Të gjithë e ndjejnë presionin. Kjo është një finale. Prej 24 vitesh nuk kemi shkuar, por shumica e lojtarëve tanë as nuk kishin lindur atëherë. Nëse nuk kemi shkuar për 24 vite, nuk janë ata përgjegjës. Këtë herë duam të shkojmë dhe do të bëjmë më të mirën për vendin tone”, tha ai.

Finalja e madhe e play off-it mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit