Momenti kur deputeti i PD-së qëllohet nga policia me plumb gome

Deputeti i Partisë Demokratike nga Shkodra, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar pas një incidenti ku, sipas informacioneve të para, ai është qëlluar me plumb gome nga forcat e policisë.

Në momentin e goditjes deputeti është rrëzuar menjëherë në tokë, ndërsa qytetarë dhe persona të pranishëm që e rrethonin kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmën e parë.

Lidhur me rastin ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se deputeti u qëllua “me urdhër politik të Edi Ramës”.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të deputetit, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.

Pamjet janë transmetuar nga aktivistja Arvina Lleshi:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit