Momenti kur një aeroplan i Delta Airlines përfshihet nga flakët teksa ishte në fluturim po bën xhiron e Botës.
Aeroplani u detyrua të kthehej në aeroportin e Los Angeles pasi njëri prej motorëve u përfshi nga flakët gjatë ngritjes.
Video tregon avionin Boeing 767-400 gjatë ngritjes së tij mbi Los Anxhelos, teksa motori i majtë përfshihet nga flakët. Aeroplani, i cili po shkonte për në Atlanta, më pas bëri një rrotullim dhe u ul në mënyrë të sigurt në pistë.
“Fluturimi 446 i Delta u kthye në Los Angeles menjëherë pas nisjes pas një sinjali për një problem me motorin e majtë të avionit”, tha një zëdhënës i linjës ajrore për BBC-në.
Josh, i cili është bashkëpronar i kanalit në YouTube LA Flights me Peterin, e ka filmuar të gjithë incidentin.






