Kevin dhe Ana kanë shijuar mbrëmë darkën në një dhomë ndaras nga banorët e tjerë të Big Brother Vip Kosova 3.
Fillimisht, Kevin u shqetësua për Anën, duke i thënë se është ftohur. Kevin i tregoi Anës se nuk ka fjetur mirë këto kohë dhe ka shtuar peshë.
Tutje, Ana e pyeti Kevinin nëse e ka marrë malli për të.
“Çdo ditë, i kam duksat që m’i ke dhanë”, u përgjigj Kevin.
Derisa, Ana pati një kërkesë për Kevinin.
Ajo i kërkoi që të mos vallëzoj me vajzat, veçanërisht me Anisën.
Kevin u përgjigj duke i thënë se gëzohet që Ana është xheloze.
Ndërkaq, darka ka vijuar edhe me diskutime të tjera dhe situata që kanë ndodhur brenda shtëpisë këto ditë sa Ana ishte jashtë.






