Në emisionin Kojshia Show, i cili vazhdon të jetë një nga më të ndjekurit në vend, u zhvillua një debat tejet i ashpër për temën e magjisë.
Të ftuar në studio ishin Hoxhë Feim Dragusha, Sheh Bedri Osmanollaj, pastori i Kishës Ungjillore Protestante Femi Cakolli dhe këngëtari Labinot Rexha.
Gjatë debatit, Sheh Bedri Osmanollaj befasoi të gjithë kur improvizoi një “të vdekur” në studio dhe e mbuloi me flamurin kombëtar kuq e zi.
Ky veprim shkaktoi reagime të forta nga Hoxha Feim Dragusha dhe pjesëmarrësit e tjerë në emision.










