Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ish-opozitën për paraqitjen e tyre në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit që lamë pas.
Ai ka deklaruar se të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë kauzë, kështu i kanë ndihmuar pushtetit aktual.
“Opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit autoritar. Kjo opozitë, edhe për fajin e saj, ia mundësoi Kurtit me qenë më i fortë se në 2021-ën. Opozita ka dashur të marrë pushtet pa bërë kurrgjë. Naivitet politik, kanë menduar që politika funksionon si biznes. Thjesht, nuk janë politikanë”, tha ai.








