spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Modernizimi i flotës ushtarake, Kosova nënshkruan kontratë me Mercedes-Benz për furnizimin me kamionë taktikë

Në kuadër të Munich Security Conference, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, si dhe me Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.

Takimi ka rezultuar me nënshkrimin e një kontrate trevjeçare për furnizimin e Ministria e Mbrojtjes e Kosovës me kamionë taktikë.

“Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me prodhues liderë ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës.


“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mercedes-Benz është konkretizuar përmes nënshkrimit të një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit