Moderatorja e njohur ndan foto seksi me bikini, ndërsa ndodhet e fshehur në vilën e saj luksoze

Maya Jama ka ndezur rrjetet sociale duke ndarë disa foto provokuese me bikini, teksa po qëndron e izoluar në vilën e saj luksoze në Afrikën e Jugut.

Moderatorja e njohur britanike, e cila është edhe fytyra kryesore e spektaklit Love Island, ka zgjedhur të shijojë disa ditë pushimi larg syrit publik, pas vendimit të producentëve për të shtyrë rikthimin e Love Island: All Stars.

Ky vendim erdhi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë përfshirë disa zona të Afrikës së Jugut, duke detyruar ekipin e produksionit të rishikojë planet e xhirimeve.

Image

Në fotot e publikuara, Maya shfaqet në super formë fizike, e relaksuar dhe plot vetëbesim, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e saj. Paraqitja e saj elegante dhe sensuale ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, të cilat e kanë cilësuar si një nga figurat më të komentuara të momentit.

Ndërkohë, burime pranë produksionit bëjnë të ditur se data e re e rikthimit të Love Island: All Stars pritet të konfirmohet sapo situata me zjarret të stabilizohet, ndërsa Maya Jama mbetet në pritje për t’u rikthyer në ekran.

Image

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit