Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, ka shkaktuar shqetësim dhe habi mes ndjekësve të saj pas një postimi të fundit në “Instagram Story”. Zeneli ka ndarë një selfie ku shfaqet e mbuluar me një batanije, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është mbishkrimi shoqërues, ku modelja tregon se po përballet me probleme serioze shëndetësore.
Në postimin e saj, Vildane shkruan se sytë e saj kanë qenë të skuqur për disa ditë, duke e krahasuar veten me humor me një krijesë mitike: “Sytë e kuq prej ditësh kam filluar të dukem si vampire!”
Megjithatë, ajo e ka lënë shakanë mënjanë dhe ka ndarë një detaj tronditës mbi gjendjen e saj, duke treguar se problemi shkon përtej thjesht skuqjes së syve. “Pa shaka, humbja e shikimit shpresoj të jetë e përkohshme”, shkruan Zeneli, duke shokuar kështu miqtë dhe fansat e saj.
Deri më tani, Vildane Zeneli nuk ka dhënë detaje të tjera mbi problemin shëndetësor që po përjeton, por urojmë që kjo gjendje të jetë vërtet vetëm një shqetësim i përkohshëm.







