spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Modelja ukrainase flet nga karroca me rrota: Më katandisën kështu sepse nuk pranova të ‘festoj’ në Dubai

Modelja ukrainase Maria Kovalchuk rrëfen tmerrin që përjetoi në një festë luksoze me të rinj të pasur rusë dhe ukrainas në Dubai.

“Në fillim gjithçka dukej normale. Madje thirra mamin dhe i thashë: jam mirë, janë djem të qetë”, tregon Maria. Por brenda pak orësh, gjithçka mori kthesë dramatike.

Sipas saj, kur refuzoi të konsumonte alkool dhe të përfshihej në aktivitete seksuale, situata doli jashtë kontrollit. E ofenduan, e shtynë, i morën çantën dhe pasaportën.

Ajo u përpoq të largohej, por e ndaluan me forcë. Më pas, ia morën edhe rrobat. Në panik, Maria arriti të ikte dhe u fsheh në një ndërtesë të braktisur ndërtimi. Dy djem e ndoqën, e gjetën dhe e sulmuan në mënyrë brutale.

“Ma thyen shpinën, krahët, këmbët. Më lanë pa ndjenja… nuk e di sa ditë kam qenë në koma”, rrëfen ajo me lot në sy.

E gjetur më pas pranë rrugës, vetëm me një papillon në trup, Maria u dërgua në spital, ku mjekët luftuan për jetën e saj. Sot ndodhet në Norvegji, nën kujdesin e nënës së saj dhe lëviz me karrocë me rrota. Ajo pretendon se autoritetet në Dubai kanë fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe kanë tentuar ta paraqesin ngjarjen si “tentativë vetëvrasjeje”.

“Nuk kam konsumuar alkool. Nuk kam bërë seks me askënd. Thjesht thashë ‘jo’, dhe më ndëshkuan për këtë”, shprehet ajo.

Një rrëfim që trondit dhe ngre shumë pikëpyetje për drejtësinë, sigurinë dhe heshtjen që shpesh shoqëron luksin.

Modelja ukrainase flet nga karroca me rrota: Më katandisën kështu

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit