spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Mjekët turq po operojnë 12 fëmijë në Kosovë me sëmundje të lindura në zemër

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur një mision humanitar me rëndësi jetike për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet kardiake.

Një ekip i specializuar mjekësh nga Turqia, pjesë e organizatës ndërkombëtare Muntada Aid, po realizon ndërhyrje kirurgjikale për 12 fëmijë të diagnostikuar me sëmundje të rënda në zemër.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në bashkëpunim me Klinikën e Pediatrisë, Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikën e Anestezionit dhe Klinikën e Neonatologjisë, është kryer me sukses ndërhyrja e parë e këtij lloji në Ballkan për trajtimin kirurgjikal të një të porsalinduri me atresion të arteries pulmonare, një gjendje e rëndë që rrezikon jetën.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur mirënjohje të thellë për organizatën Muntada Aid dhe për mjekët turq, përfshirë Prof. dr. Ilker Yucel, Prof. dr. Halil Demir, Prof. dr. Oktay Korun, Dr. Abid Karagoz, si dhe ekipin vendor me Dr. Ramush Bejiqin dhe stafin përcjellës. Ky mision është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit në shërbim të jetës”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit