Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, e ka mirëpritur presidentin amerikan Donald Trump në vendin e tij, shkruan CNN.
Në një postim në Facebook pak pas mbërritjes së udhëheqësit amerikan në Egjipt, Sisi tha se, në samitin e ardhshëm të paqes që do të mbahet në Sharm El Sheikh, “vullneti i popujve është i lidhur me vendosmërinë e udhëheqësve botërorë për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.
“Të gjithë ata mbartin një mesazh të vetëm për njerëzimin: Mjaft me luftë … mirë se vini në paqe”, tha ai.









